
Në vendin tonë po mban mot i ndryshueshëm.
Ndryshon moti, nga e mërkura më ftohtë.
Sipas Prishtina Weather mot më të qëndrueshëm dhe me më shumë diell Paraditen e së mërkurës depërtimi i një sistemi frontal e sjell kushte për rrebeshe shiu me bubullima.
Ndërsa nga dita e enjte do të kemi mot më të qëndrueshëm dhe me më shumë diell, mirëpo me mëngjese mjaft të ftohta.
Nga dita e premte dhe fundjavë temperaturat marrin trend rritës përreth vlerave më mesatare.