Blero ka dy muaj që nuk ka shkuar në Zvicër, zbulohen detaje nga ndarja e tij me Afronën

12:16 | 21 Maj 2022

Blero dhe Afrona Dika i kanë dhënë fund martesës së tyre 3 vjeçare.

Ishte viti 2019, kur këngëtari Blerim Muharremi ( i njohur si Blero ) dhe Afrona Dika kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Ani pse të martuar, Afrona vazhdonte jetesën e saj në Zvicër, derisa Blero në Kosovë.

Por duket se jo gjithçka po shkon mirë për çiftin.

Sipas burimeve të Prive, ky lajm fatkeqësisht është i vërtetë, ku është konfirmuar ndarja e tyre.

Siç thuhet nga ta problemet e ndarjes së tyre janë të vjetra, ndërsa një prej arsyeve që konsiderohet se ka shkaktuar ndarjen e tyre është distanca, ku madje Blero ka dy muaj që nuk ka shkuar në Zvicër.

Komento: