Ramosaj zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan

20:29 | 21 Maj 2022

Bashkim Ramosaj, është vënë në krye të AAK në Deçan.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është zgjedhur kryetar i degës së AAK-së në këtë komunë.

Ramosaj lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku shprehu falënderimet e tij për zgjedhjen kryetar i kësaj dege.

“Sot u mbajt Kuvendi IX zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Deçan. Falënderim të veçantë për liderin tonë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, që na nderoi me prezencën e tij sot.

Falënderoj të gjithë delegatët për mbështetjen dhe besimin që më dhatë, që për 4 vitet e ardhshme të jem kryetar i degës së AAK-së në Deçan”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

“Vazhdojmë bashkë për Deçanin! Na prift e mbara!”.

Komento: