
Nga Vetëvendosje ka dhënë dorëheqje Blerim Saramati.
Njëri ndër të parët që themeloi degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Blerim Saramati, ka dhënë sot dorëheqje nga kjo parti.
Ai, në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, ka thënë se një nga arsyet që e shtyen atë të japë dorëheqje ishte egoizmi i strukturave të larta.
“Egoizmi i strukturave të larta në fillim krijoi shqetësimin e aktivistit, e me kalimin e kohës ky shqetësim u shëndërrua në brengë dhe revoltë. Kur këto brenga dhe revolta u përcollën në Kryesinë Lokale dhe atë Qendrore jo vetëm që nuk u përfillën por bartësit e tyre filluan të anatemohen e të sulmohen me mjete dhe metoda nga më të ultat”.
Saramati ka thënë se në VV e kanë “haram” djersën e mundin e tij.