Nis tryeza për Ballkanin Perëndimor në Davos, Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit

11:11 | 25 Maj 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po përballen në të njëjtin panel në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Kurtin e Vuçiqin i ka bërë bashkë tryeza e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” që tashmë ka nisur.

Vuçiq ka publikuar pamje nga kjo tryezë, teksa ka shkruar se kanë pasur diskutime të vështira me liderët evropianë dhe rajonalë në Forumin Ekonomik Botëror.

Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë.

Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.

Komento: