Sara e “Përputhen” zbulon për herë të parë fotografi me të dashurin e ri!

18:43 | 29 Maj 2022

Sara ishte njëra nga konkurrentet më të përfolura në Përputhen.

Bëri shumë zhurmë në “Përputhen” mirëpo pas kësaj aventure, nga ajo nuk është se dëgjuam shumë.

Fjala është për Sarën, bjonden bukuroshe e cila u komentua tej mase në veçanti sa i përket raportit me Atdheun që nuk mbijetoi gjatë jashtë.

Por, larg publikut, është një lidhje që po i ecën Sarës siç duhet. Se zemra e saj është e zënë, ajo e ka zbuluar vet, e ftuar pak ditë më parë në “Përputhen”.

Pasi bëri publik lajmin, ditën e sotme Sara ka hedhur një foto krah të dashurit muskuloz, të cilit ia ka mbuluar fytyrën.

Identitetin na e la ‘pikë’ por jo edhe faktin se tashmë është një mashkull në jetën e saj.

Komento: