Adelina shkon me shoqe në pushime në Turqi, kështu e provokon burrin nga larg!

22:11 | 01 Qershor 2022

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri është njëra nga yjet e estradës që shfaqet shumë atraktive me veshjen dhe bukurinë e saj.

Por, ajo shumë shpesh është kritikuar për martesën e saj me një biznesmen nga Maqedonia e Veriut, i cili i ka kaluar të 50-tat, përcjell ORAinfo.

Edhe pse në moshë, këngëtarja është e dashuruar kokë e këmbë në të.

Ajo këtë e ka dëshmuar në shumë postime ku është shfaqur në përqafim të burri të saj.

E Adelina se fundi është duke i kaluar pushimet në Turqi me dy shoqët e saj këngëtre, Altina Sejdiun dhe Big Maman.

Nga atje ajo ka sjell disa imazhe ku shfaqet e veshur goxha provokuese. Me këto pamje Adelina po e ‘provokon’ burrin e saj 50 vjeçar nga distanca.

Cili do të jetë reagimi i tij kur ta sheh Adelinën në këtë veshje provokuese gjatë pushimeve? /ORAinfo/

Komento: