Një serb arrestohet për krime lufte ndaj civilëve në Kosovë

09:32 | 03 Qershor 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një serb i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë.

Në raportin 24-orësh, policia njofton se ai është arrestuar në Gurakoc të Istogut.

“Fsh. Gurakoc, Istog mars-maj 1998 Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999. I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thekson raporti.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komento: