
Kurti ka marrë pjesë në forumin në Bratisllavë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Bratislavës, GLOBSEC 2022, shkruan Reporteri.net.
Sipas një komunikate të Qeverisë, Kurti e Lajçak kanë folur për dialogun.
“Në takimin pas panelit të diskutimit, kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, z. Lajčák folën për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, rëndësinë komunikimit të rregullt dhe qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit.
Me z. Lajčák, kryeministri ishte edhe pjesë e panelit të diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në të cilin foli për procesin e dialogun, parimet, vlerat dhe synimin e qartë të tij, e që është marrëveshja që në qendër ka njohjen reciproke”, thuhet në komunikatë.