Aliu: Kam qenë në Hagë, e kam takuar edhe Thaçin, Kadriun e pashë nga larg

23:14 | 03 Qershor 2022

Liburn Aliu, ka dhënë detaje për takimin e tij në Hagë.

Ministri Liburn Aliu ka treguar se ka qenë në Hagë, ku tha se ka takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen atje.

Atje tha se ka takuar edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ka deklaruar se i viziton rregullisht.

“Unë kam qenë i kam vizitu dhe shkoj rregullisht. Kam pas rast me i taku edhe tjerët. Edhe z.Gucatin, edhe z.Haradinaj. Kam pas rast edhe z. Jakup Krasniqin edhe me e taku z.Hashim Thaçin. Kadrin e kam pa vetëm prej së largu. Por i kam taku të gjithë. Kam pas rast me i taku. Ata sot janë atje të akuzuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale, që është një akuzë e padrejtë”, ka thënë Aliu në T7.

Sipas tij, Qeveria Kurti është pro UÇK’së dhe luftës.
“Qeveria sot s’është anti-UÇK. Qeveria është pro UÇK’së dhe pro luftës. Madje në gjendjen aktuale përpiqemi ta ndryshojmë, synim i joni është pikërisht me e vu luftën e vendit tonë, luftën e popullit tonë për çlirim si temel të lirisë sonë. Gjykatën e Hagës e konsiderojmë si të padrejtë dhe fatkeqësisht është votu në Parlament”, tha Aliu.

Komento: