Ndahet çifti i njohur i “Përputhen”

18:44 | 04 Qershor 2022

Ata janë tashmë personazhe shumë të njohura.

Ish-konkurrentët e “Për’puthen 3”, Mikela Pupa dhe Erioni, janë çifti i tretë të cilët dolën të deklaruar nga programi.

Edhe pse me shumë ulje-ngritje ata u deklaruan për njëri-tjetrin dhe u shprehën më pas në çdo intervistë se ishin shumë të dashuruar.

Por mesa duket kjo dashuri nuk zgjati shumë pasi duket se dyshja i ka dhënë fund lidhjes. Erioni dhe Mikela i kanë fshirë të gjitha postimet që kishin bashkë në Instagram.

Duket se ende nuk e kanë bërë hapin e fundit drejt ndarjes pasi ende e ndjekin njëri- tjetrin, ose ndoshta kjo është një lëvizje për të tërhequr vëmendje.

Komento: