Një fabrikë digjet në Vushtrri, tre të lënduar

11:12 | 05 Qershor 2022

Digjet një fabrikë në Vushtrri, tre të lënduar.

Në rrethana të pa njohura në zjarr është përfshirë një fabrikë në Vushtrri.

Rasti ka ndodhur dje, ku si pasojë, janë lënduar tre persona. Njëri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Sipas mjekut, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.

Komento: