Paralajmërohen reduktime të ashpra të ujit për shkak të keqpërdorimit të ujit

13:56 | 05 Qershor 2022

Për shkak të keqpërdorimit të ujit, paralajmërohen reduktime të ashpra.

Nëse nuk ndalen keqpërdorimet e ujit atëherë do të ketë reduktime të ashpra, ka paralajmëruar të dielën Sokol Xhafa, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv së ndërmarrjes të ujësjellësit “Prishtina”.

Përmes një postimi, ai ka publikuar disa video të lagjeve të Prishtinës ku është duke rrjedhur uji.

“Kultura’ jonë ‘qytetare’, ose më mirë qyqare. Keqpërdorimet – vjedhjet e ujit në të gjitha anët”, ka shkruar ai si përshkrim të pamjeve nga disa zona. “Lusim qytetarët të lajmërojnë keqpërdorimet, përndryshe e ardhmja e afërt mund të rikthejë reduktimet e ashpra në të gjitha qytetet dhe zonat”, ka shkruar Xhafa.

Komento: