Shëngjini dhe Durrësi pushtohen nga kosovarët për vikend

14:46 | 05 Qershor 2022

Kosovarët pushtojnë Shëngjinin dhe Durrësin për vikend.

Bregdeti duket zgjedhja e shumë pushuesve për të kaluar ditët e nxehta të fillim Qershorit, e me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Këtë të shtunë plazhi i Shëngjinit në Lezhë është plot. Janë kryesisht vendas, apo vizitorë nga Kosova që e kanë kthyer në destinacionin e tyre të parapëlqyer.

“Ky është viti i tretë që vij këtu në Shëngjin. Organizimi shumë i mirë, restorantet plot, shërbim i shkëlqyer”.

“Prej Gjilanit të Kosovës, në përgjithësi kushtet janë të mira, pastërti ka, vijmë çdo fundjavë”.

Të paktë nuk ishin pushuesit as në plazhet e Durrësit.Ata kanë preferuar të kalojnë ditën pranë detit, për shkak të motit dhe të shërbimeve.

Në Durrës janë akomoduar edhe turistët e ardhur nga vendet nordike, të cilët kanë prenotuar paketa 1-javore pranë bregdetit Adriatik.

Komento: