Reçica thotë se PDK filloi shtrirjen edhe në shtetin e Francës

19:16 | 05 Qershor 2022

Partitë politike po vazhdojnë të lobojnë edhe jashtë Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka njoftuar se kjo parti ka nisur shtrirjen edhe në shtetin e Francës.

Ai thotë se sot, në Paris, u formua Këshilli për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Francë.

Postimi i tij:

Partia Demokratike e Kosovës fillon shtrirjen edhe në shtetin e Francës. Sot, në Paris, u formua Këshilli për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Francë.

Me këtë rast kryetar u zgjodh Sami Islami, ndërsa nënkryetar Isak Shabani. Po ashtu u zgjodhën 13 anëtarët e këtij këshilli.

Ky këshill, i cili aktualisht përbëhet nga përfaqësues prej qytetit të Parisit, Lyon-it, Strasburgut dhe Metz-it, do të jetë përgjegjës për organizimin partiak gjithandej ku janë të koncentruar qytetarët tanë.

Ky është një hap i madh drejt konsolidimit të strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë shtet.

Këshillit i dëshiroj punë të mbarë! Komisioni për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë do të jetë gjithnjë në mbështetje të tij.

Komento: