Vetëvendosje nuk tërhiqet nga projektligji pavarësisht protestave: Kjo duhet të procedohet

12:45 | 06 Qershor 2022

LVV nuk tërhiqet nga projektligji pavarësisht protestave: Kjo duhet të procedohet.

Deputeti i LVV-së, Armend Muja tha se projektligji që do ta përcaktojë pagën minimale duhet të procedohet sot.

Në kundërshtim me atë që kërkoi opozita dhe atë çfarë po kërkojnë veteranët e UÇK-së që po duan të hyjnë në Kuvend, Muja tha se pas miratimit të këtij projektligji mund të ketë diskutim për nevojat e tyre, raporton Gazeta Express.

“Asnjëherë ne s’po themi që veteranët paguhen mjaftueshëm, por fillimisht ta rrisim pagën minimale dhe pastaj ta bëjmë një debat paralel për nevojat e veteranëve dhe shtresave tjera shoqërore”, tha Muja.

“Në këtë fazë ne mendojmë që kjo duhet të procedohet, të shkojë tutje”, tha ai.

Deputeti i LVV-së tha se kërkojnë “nga opozita që të reflektojë”.

Komento: