Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit për Covid

15:14 | 06 Qershor 2022

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh për gjendjen epidemiologjike në vend.

Në njoftim thuhet se 291 persona janë testuar për COVID-19, prej të cilëve asnjë nuk ka dalë pozitiv.

Postimi I Plotë i MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.231 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.844 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 291 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203.

Në total numri i rasteve aktive është 55.

Komento: