
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ky takim nuk ishte paralajmëruar paraprakisht, ndërsa pas përfundimit asnjëra palë nuk është prononcuar për media.
Në takim theksohet të jetë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Një takim të ngjashëm Hovenier ditë më parë pati edhe me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Aty ishte diskutuar edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi.