
MSH publikon raportin e fundit, ky është numri i rasteve të reja me Covid -19
Ministria e Shëndetësisë, ka dhënë raportin e fundit rreth gjendjes me Covid -19 në Kosovë, duke treguar se në 24 orët e fundit dhjetë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me ketë virus.
Në njoftimin e MSH-së, po ashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërsa të shëruar janë pesë qytetarë.
Njoftimi i plotë:
08 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.608 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.310 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.896 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 254 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.214.
Në total numri i rasteve aktive është 54.