Gërvalla: Takuam shtete jo-njohëse, s’mund të tregojmë cilat

23:33 | 10 Qershor 2022

Donika Gërvalla, ka dhënë detaje mbi takimin me shtete që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka shpërndarë një deklarim publik të shefit të kabinetit, Sharr Jakupi, i cili thotë se gjatë qëndrimit në Los Angjelos në Samitin e Amerikave, ministrja Donika Gërvalla dhe zëvendëministrja Liza Gashi, kanë takuar përfaqësues të shteteve jonjohëse të Kosovës.

Megjithatë, ai ka kërkuar mirëkuptimin e mediave, që për shkak të “rrethanave të ndjeshme”, nuk mund të publikohet foto, emër e detaj nga takimet.

“Kërkojmë mirëkuptim se për shkak të rrethanave të ndjeshme dhe proceseve të lidhura me to nuk mund të publikojmë asnjë foto, emër dhe detaj tjetër nga këto takime”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e dhënë, thuhet se ministrja dhe zëvendësministrja kanë pasur rastin që të zhvillojnë takime me shumë shtete jonjohëse.

“Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Minstrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bashkë me zëvendësministren Liza Gashi, në margjina të „Summit of the Americas“, patën mundësinë të zhvillojnë takime edhe me shumë shtete jonjohëse”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, deri tani, ministrja Gërvalla ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Komento: