
Nga presidenca ka reaguar mbi postimin e fundit të Besnik Bislimit.
Njeriu i dytë në qeverinë Kurti II, Besnik Bislimi, ka shpërndarë në profilin e tij privat në Facebook një postim ku kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, quhej “pro-serb”.
Të njëjtin postim, Bislimi e ka fshirë por ka mjaftuar që postimi nga profili privat i tij të bëhet ‘screenshot’ dhe të dalë në publik. Zëvendëskryeministri Bislimi ka dy llogari në Facebook një llogari zyrtare dhe një private.
Zëvendësi i kryeministri Kurti, ka refuzuar të sqarohet dhe s’është përgjigjur në mesazhet dhe telefonatat e Gazetës Express në lidhje me këtë çështje.
Përgjegjësinë për këtë postim ka vendosur ta marrë mbi supe pas disa orëve kabineti i kryenegociatorit kosovar.
Këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu, tha se postimi është shpërndarë gabimisht duke e shfajësuar shefin e tij edhe pse profili në Facebook i Bislimit ku e ka shpërndarë postimin është profil privat dhe jo zyrtar.
“Postimi në profilin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është shpërndarë gabimisht. Gjatë shfletimit të postimeve në rrjetin social “Facebook”, është klikuar paqëllim butoni i shpërndarjes. Sapo është vënë re (2 minuta pas shpërndarjes) ajo është fshirë menjëherë. Nuk ka as intencë, as mesazh, pas një shpërndarje të bërë pa qëllim”, ka shkruar ai.
Profili privat i zëvendëskryeministrit Bislimi ku fillimisht e ka shpërndarë postimin e më pastaj e ka fshirë
Profili zyrtar i zëvendëskryeministrit Bislimi
Lidhur me postimin në fjalë të shpërndarë nga zëvendëskryeministri Bislimi për kryeministrin Edi Rama kanë reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e analisti Valon Syla.
Çitaku thotë se Edi Rama është kryeministri që shqiptarët në Shqipëri e kanë zgjedhur tri herë radhazi dhe se preferencat personale të dikujt për të pushojnë atëherë kur pranohet funksioni shtetëror
“Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me rradhë. Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror. E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeminiatrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera”, ka shkruar ajo.
Analisti dhe gazetari Valon Syla ka thënë se shqiptarët janë me fat që e kanë kryeministër Edi Ramën, duke thënë se ka cilësi lidershipi dhe se është i klasit Evropian e Perëndimor
Postimi i Sylës vjen pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e shpërndau më herët një postim ku Rama quhej “proserb”, të cilin e fshiu më pas.
Sipas Sylës, Rama “është më lider, më shmeker e më me stil” se “zilamat e Qeverisë Kurti”.
“Edi Rama për zilamat e Qeverisë Kurti është edhe më lider, edhe më shmeker, edhe më me stil, edhe më mangup edhe edhe më artist. Të gjithë kemi behane, por Edi Rama edhe në këtë aspekt është larg nga behanet që juve ju mundojnë.