Plagosje në Podujevë, policia jep detaje

22:00 | 12 Qershor 2022

Të shtëna me armë janë dëgjuar në Podujevë.

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se i plagosuri është dërguar për në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

Komento: