Arrin në Kosovë kryediplomati austriak, takohet me presidenten Osmani.

10:54 | 14 Qershor 2022

Kryediplomati austriak arrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani.

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallnberg ka arritur në Kosovë.

Ai aktualisht ka nisur takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi, pritet që me fillim nga ora 12:00, kryediplomati austriak do të mbajë konferencë për media bashkë me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Përpos kësaj, ministri Schallnberg do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Komento: