Ramush Haradinaj: Fituan fëmijët e UDB-ashëve, Rrahman Morina do ia kishte lakmi Albin Kurtit e Glauk Konjufcës

14:36 | 14 Qershor 2022

Haradinaj: Fituan fëmijët e UDB-ashëve, Rrahman Morina do ia kishte lakmi Albin Kurtit e Glauk Konjufcës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër pasi në Kuvendin e Kosovës u miratua parimisht projektligji për caktimin e pagës minimale, ku nuk përfshihen veteranët e UÇK-së.

Haradinaj tha se “sot është nje ditë e çuditshme për Parlamentin e Kosovës”.

“Jam i bundur që edhe Rrahman Morina sot do ia kishte lakmi Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit se sa larg kanë mbërri, se e kanë kalu edhe atë. Sot pamë një fitore të fëmijëve të UDB-së, e përkrahur edhe me votat e Listës Serbe e cila përjashton veteranët e UÇK-së nga Ligji për Pagën Minimale”, tha ish-kryeministri.

Komento: