Presidentit të Këshillit të Europës në Prishtinë, nesër bashkë me Vjosa Osmanin dalin në konferencë

17:43 | 14 Qershor 2022

Vizita e Presidentit të Këshillit të Europës në Prishtinë, nesër bashkë me Vjosa Osmanin dalin në konferencë.

Sot dhe nesër për vizitë zyrtare në Kosovë do të qëndrojë Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, bashkë me një delegacion shoqërues.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë nesër në takim Presidentin Michel, njofton Zyra për Informim e Presidentes Osmani, transmeton Reporteri.

Takimi pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00.

Në orën 11:00, Osmani dhe Michel do të mbajnë konferencë për media.

Policia e Kosovës është përkujdesur për përcjelljen e eskortës së Michel gjatë mbërritjes së tij në Kosovë dhe ka njoftuar se të njëjtën do ta bëjë edhe pas përfundimit të vizitës.

Komento: