
Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke vazhduar të qëndrojnë jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës.
Por situata tani nuk duket shumë e qetë.
Veteranët e OVL-UÇK-së kanë filluar të shtyhen me zyrtarët policorë të Kosovës në mënyrë që të arrijnë të hyjnë sa më afër hyrjes së Kuvendit të Kosovës.
Veteranët tani janë më të zëshëm, derisa vazhdimisht kanë kërkuar ndërprerje të seancës së Kuvendit të Kosovës.
Në anën tjetër, në Kuvendin e Kosovës deputetë janë duke diskutuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës lidhur me mundësinë që të ndërpritet seanca.