Bundestagu gjerman uron Kosovën, Serbinë dhe BE-në për marrëveshjen për enegjinë

12:50 | 21 Qershor 2022

Udhërrëfyesi i energjisë, Bundestagu gjerman uron Kosovën, Serbinë dhe BE-në.

Zëdhënësi i Bundestagut gjerman, Steffen Hebestreit, e ka uruar Kosovën, Serbinë dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike, që është arritur sot në Bruksel nga takimi i kryenegociatorëve.

“Kancerlari gjerman Olaf Scholz, gjatë udhëtimit të tij fundit në rajon: Gjermania i mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejtë normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë!”,ka shkruar Hestreit në Twitter, transmeton KlanKosova.

Komento: