Lajçak thotë se e ka përgëzuar Kurtin për marrëveshjen Kosovë-Serbi për energjinë

00:00 | 28 Qershor 2022

Ditë më parë Kosova ka arritur një marrëveshje me Serbinë.

Miroslav Lajçak, i dërguar special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë të hënën në Twitter se e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për marrëveshjen e arritur për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak është takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me të cilin ka folur për vazhdimin e dialogut me Beogradin.

“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka shkruar Lajçak.

Vizita e diplomatit evropian vjen në një kohë kur liberalizimi i vizave është injoruar në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
BE-ja vazhdimisht i ka premtuar Kosovës se vizat do të liberalizohen. S’ka ndodhur.

Komento: