Një 25-vjeçare dyshohet se bëri në vetëvrasje Prishtinë

16:10 | 29 Qershor 2022

Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçare në Prishtinë, Policia thotë se ka elemente të vetëvrasjes.

Një 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Prishtinë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur hetime mbi vdekjen e 25-vjeçares.

“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci

Komento: