167 raste të reja me koronavirus

12:10 | 01 Korrik 2022

Sërish numër treshifror i rasteve të reja me COVID-19.

Edhe 167 raste me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Statistikat në fjalë vijnë pas 563 testimeve.

Komento: