Klinaku i ashpër: Militantët e Kurtit që po shpifin, janë ata që kanë përfituar nga pushtetet e kaluara

12:34 | 01 Korrik 2022

Klinaku i OVL-së: Militantët e Kurtit që po shpifin, janë ata që kanë përfituar nga pushtetet e kaluara.

Faton Klinaku, përfaqësues i OVL UÇK-së, ka thënë se ata që kanë përfituar nga pushtetet e kaluara, janë militantët e kryeministrit Albin Kurti.

Klinaku përmes një postimi ka shtuar se këta militantë që kanë përfituar nga pushtetet e kaluara, janë militantët kryesor të Kurtit dhe ata që, sipas Klinakut, shpifin në Kuvend dhe studio televizive.

Tutje, ai ka thënë se kjo mund të vërtetohet lehtë nëse hulumtohet nga mediat.

“Militantët kryesor të Albin Kurtit e që po shpifin në Kuvend dhe studio televizive, janë ata që kanë përfituar nga pushtetet e kaluara. Kjo gjë vërtetohet lehtë, nëse hulumtohet nga mediat”, ka thënë Klinaku.

Përndryshe, organizatat e dala nga lufta kanë kundërshtuar ashpër mospërfshirjen e tyre në Ligjin për rritjen e pagës minimale, ligji i cili nuk ka përfshirë veteranët.

Komento: