Aksident në rrugën Vushtrri-Mitrovicë, policia jep detaje

20:30 | 18 Korrik 2022

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:44 në rrugën Vushtrri-Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Dobërlluk, shkruan Express.

Për Express lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.

Ajo ka thënë se automjeti që e ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Me rastin janë duke u marr hetimet e Njësisë se Trafikut Rajonal”, tha Pllana.

Komento: