
Valë e nxehtësisë mbi vendin tonë ditëve të ardhshme. Kryesisht me kthjellime e diell. Të dielen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu orëve të pasdites.
Ditën e shtunë me vransira të pakta lokale, e të dielen orëve të pasdites vende-vende me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima. Grimcat e materies do të jenë në koncentrime të ulëta ditëve të ardhshme, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme e të mira, vetëm orëve të pasdites, rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që çon indeksin në vlera mesatare dhe të dobëta.
Ditëve të kthjellëta e me diell, indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.
21.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë
22.07 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe diell.23.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.
24.07 – Mbetet shumë nxehtë. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima, kryesisht përreth viseve malore.
25.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat në rritje, minimalet deri në 20C të dielen, e maksimalet shënojnë rritje deri në 37C ditën e shtunë, lokalisht edhe deri në 39C, e më pas në një rënie të lehtë deri në 34C ditën e hënë.Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-8m/s. Shtypja atmosferike në rënie graduale përreth vlerave normale.