
Ndiqni hijet, edhe sot mot mjaft i nxehtë në Kosovë.
Valë e nxehtësisë do të mbretërojë mbi vendin tonë ditëve të ardhshme. Kryesisht me kthjellime e diell.
Sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më nxehtë, sipas Prishtina Weather.
“Ditën e shtunë me vransira të pakta lokale, e të dielën orëve të pasdites vende-vende me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima. Grimcat e materies do të jenë në koncentrime të ulëta ditëve të ardhshme, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme e të mira, vetëm orëve të pasdites, rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që çon indeksin në vlera mesatare dhe të dobëta.
Ditëve të kthjellëta e me diell, indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit”, thuhet në njoftim.