
Votohet projektligji për hekurudhën Prishtinë-Durrës.
Deputetët e Kuvendit në seancën e sotme e kanë votuar projektligjin e marrëveshjes për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se kjo pikë është votuar me 83 vota për, nga të gjithë deputetët që ishin në sallë, përfshirë pozitën dhe opozitën.
Për këtë projektligj ishin bashkë pozita e opozita.