Lekaj i reagon VV’së: Kur doni me u mbush mend e mos me bë hajgare me këtë vend

20:30 | 21 Korrik 2022

Pal Lekaj, vazhdon të jetë kritikues nga Qeverisë Kurti.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, e cila propozoi në seancën e sotme rezolutë për adresimin e rritjes së çmimeve

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka pyetur se pse është e nevojshme një rezolutë e tillë kur kjo parti udhëheq me vendin.

“Edhe kjo ndodhi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pra mazhoranca i propozon Qeverisë rezolutë për të ndërmarrë veprime karshi rritjes së inflacionit. Pse është e nevojshme rezoluta e VV-së, kur i ka nën menagjim të gjithë mekanimzmat institucional. Në orvajtje për të shpëtuar lëkurën e saj, Qeveria përdorë deputetët për të ndërtuar një ombrellë populliste. Kur doni me u mbush mend e mos me bë hajgare me këtë vend?”, ka shkruar Lekaj.

Komento: