Një i vdekur dhe 1 390 raste të reja me koronavirus në Kosovë

12:37 | 22 Korrik 2022

Vazhdon rritja e rasteve, Ministria publikon raportin për vdekjet dhe rastet e reja.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar 1 rast i vdekjes dhe janë konfirmuar 1 mijë e 390 raste të reja me Covid-19.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 3 mijë e 700 mostrave.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 871 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 9 mijë e 230.

Komento: