Kaq pacientë në Kosovë janë të shtrirë në spital nga koronavirusi

19:16 | 22 Korrik 2022

Vendi ynë po vazhdon të ketë numër të lartë të infektuarve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa statistika të reja lidhur me gjendjen e infektimeve me virusin Covid-19 në Kosovë.

Në njoftimin e tyre, thuhet se rritja e rasteve po përcillet me ritëm të njëjtë me valën e kaluar të infektimeve në janar të këtij viti, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

MSH tutje njofton se aktualisht 95 pacientë janë të shtrirë në spitale në Kosovë duke marrë trajtim për Covid.

Krejt në fund, Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel që qytetarët të ndihmojnë veten e tyre dhe të tjerët në përballim të valës së re të virusit.

Ndërkaq, në raportin e fundit 24-orësh të IKSHPK-së ka rezultuar një i vdekur dhe 1390 tjerë të infektuar

Komento: