Haradinaj takohet me Metën, ja për çfarë bisedojnë

19:43 | 23 Korrik 2022

Sot Ramush Haradinaj është takuar me Ilir Metën.

Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Në postimin e tij në Facebook, Meta shkruan se gjatë bisedës me Haradinajn ndanë mendimin se Shqipëria dhe Kosova e meritojnë integrimin në familjen e madhe Evropiane.
Postimi i Metës:

Me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj takimet janë përherë vëllazërore.

Zhvilluam një bisedë të hapur në Prishtinë për rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, në dobi të qytetarëve tanë.

Ndamë të njëjtin vlerësim se Shqipëria dhe Kosova meritojnë të kenë vendin e tyre në familjen e kombeve europiane dhe se përparimi ynë drejt BE duhet të jetë një mision parësor dhe i palëkundur.
t.

Komento: