Vrasja në Skenderaj ndodhi mes dy kushërinjve, dalin detaj nga rasti tragjik

23:00 | 23 Korrik 2022

Skenderaj është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Një person, B.M., 47 vjeç, ka mbetur i vdekur dhe të dy të tjerë të plagosur, si pasojë e një konflikti që ka ndodhur në fshatin Baks të Skenderajt.

Policia e Kosovës ka dalur me komunikatë në lidhje me rastin, ku thonë se në konflikt ishin të përfshirëdisa përsona, mirëpo dy prej tyre mbetën të plagosur, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Këta të dy janë dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo fatkeqësisht njëri prej tyre vdiç si pasojë e lëndimeve të rënda.

“Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se në rast ishin përfshirë disa persona, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri tre persona ishin të plagosur. Dy persona ishin dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Skenderaj, ku njëri prej tyre si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit kishte humbur jetën dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij ndërsa i plagosuri tjetër është transferuar për tretman mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, Policia është njoftuar edhe pwr dy persona si tw dyshuar potencialw pwr vrasjen, derisa njwri prej tyre ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMP në Drenas, e tjetri do tw intervistohet.

“Ndërkohë policia është njoftuar se një person tjetër kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Drenas dhe pas trajtimit fillestar mjekësor, në shoqërim të policisë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në SHSKUK dhe është nën përcjelljen e policisë pasi që sipas informatave fillestare mund të jetë i dyshuar potencial në këtë rast. Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër dhe do të intervistohet në cilësinë e personit të dyshuar për përfshirjen në këtë rast”, vijon njoftimi i Policisë.

Komento: