Aksident në autostradën “Arbër Xhaferi”, ka të lënduar

21:00 | 24 Korrik 2022

Aksidentet janë shtuar ditëve të fundit.

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Arbër Xhaferi”, drejtimi Lipjan-Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Bajram Krasniqi ka thënë për KosovaPress se ngjarja ka ndodhur në orën 17:23.

“Nga vendi i ngjarjes policia njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

Në vend-ngjarje kanë dalë, pos njësive policore, edhe ndihma emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit.

Komento: