Emërohen bordet e katër ndërmarrjeve publike

11:25 | 10 Gusht 2022

Qeveria emëron bordet e katër ndërmarrjeve publike.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë emëruar anëtarët e bordeve të katër ndërmarrjeve publike.

Emërimi i bordeve është bërë në Ndërmarrjen Publike Trainkos, në Ujësjellësin Hidroregjioni Jugor Prizren, Kompania rajonale e Ujitjes Radoniqi-Dukagjini në Gjakovë, si dhe në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacionit” në Ferizaj.

Me këtë rast kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë prezantimin e propozimeve të cilat janë miratuar nga kabineti qeveritare, njofton Klankosova.

“Ndërmarrja Publike Trainkos për bord të drejtëorëve Nol Dedaj kryesues, anëtarë Astrit Mehaj, Drita Kadriu Berisha, Blerina Shamolli, Riza Spanca dhe Shaban Neziri, mandati i të emëruarve zgjat tre vite. Ujësjellësi Hidroregjioni Jugor Prizren për bord të drejtorëve propozoj të emërohen këta kandidatë Feim Fetoshi kryesor ndërkaq anëtarë Hysni Çanta, Mirlinda Morina, Bilall Karadollami, Naim Kukaj dhe Arben Hajrizi me mandat tre vjet”, tha Kurti.

“Kompania rajonale e Ujitjes Radoniqi-Dukagjini Gjakovë për emërimin e bordit të drejtorëve Ilir Dula kryesues, anëtarë Vehbi Duraku, Krenar Bajgora dhe Agron Tafarshiku. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Bifurkacionit Ferizaj për emërimin e bordit të drejtorëve Naim Rexhaj kryesues, dhe anëtarë Donat Rexha, Kujtesa Mashkulli-Ahmeti dhe Kujtesa Ibushi-Ramadani” – tha ai.

Komento: