Juliana Nura ka zgjedhur 28 Nëntorin për të zbuluar për herë të parë emrat e binjakëve të saj.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku shfaqet e veshur me veshje tradicionale.
Xhuli prezantoi dy emrat: Troy dhe Kleopatra.
Ajo ka treguar se zgjedhja e emrave nuk ishte e rastësishme, por e frymëzuar nga historia, forca, identiteti dhe trashëgimia kulturore.
Me këtë publikim, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” mbajti edhe premtimin e bërë më herët, se emrat e dy vogëlushëve do t’i zbulonte pikërisht në festën e 28 Nëntorit


