
Sot Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje të rëndësishëm për dokumente.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka parë reciprocitetin si formën e vetme për ta bërë Kosovën që të duket, siç tha ajo, vend normal.
Haxhiu këtë e ka thënë në Facebook, pasi u njoftua se Serbia ka pranuar të largojë dokumentet për hyrje-dalje për kosovarët dhe t’u njohë atyre dokumentet personale të identifikimit.
“Reciprociteti është parimi që na bënë të jemi vend normal. Jo përkundër dikujt, por për hir të vetvetes”, ka shkruar Haxhiu.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.
Këtë e bëri të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe”, ka shkruar Borrell në Twitter.