Qeveria merr vendim: Zgjatet deri më 31 tetor afati për ndërrimin e tabelave paralele në ato RKS

23:13 | 20 September 2022

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta zgjasë afatin për ndërrimin e tabelave paralele në ato RKS, edhe për një muaj.

Sipas vendimit të Qeverisë, afati i regjistrimit të automjeteve me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, do të vazhdojë deri më 31 tetor 2022, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Plotësohet dhe ndryshohet Vendimi i Qeverisë i Republikës së Kosovës Nr.01/85 i datës 29 qershor 2022, në paragrafin 2, ku togëfjalëshi “30 shtator 2022” zëvendësohet me “31 tetor 2022”, thuhet në vendim.

Komento: