
Faqja e Ministrisë së Arsimit është sulmuar nga hakerat.
Të enjten gjatë ditës ueb-faqja e internetit të Ministrisë së Arsimit në Kosovë ka qenë cak i sulmeve kibernetike.
Për pasojë, ajo është sulmuar nga hakerët grekë, teksa nga ministria ende nuk janë deklaruar mbi këtë çështje.
Gjatë ditës, në klikimin e ueb-faqes është shfaqur një fotografi e hakerëve nga shteti helen.
Megjithatë, tash faqja është kthyer dhe i ofron shërbimet e saj.
Kosova edhe më herët ka qenë e sulmuar nga hakerët e shumtë. Shumë faqe të institucioneve kosovare ishin jashtë shërbimit.