Po ndodh shkëmbimi i madh mes Barcelonës dhe Liverpoolit

17:50 | 26 Shtator 2022

Skuadrat kanë nisur të mendojnë për afatin kalimtar të janarit.

Liverpool po konsideron dërgimin e Roberto Firminon në Barcelonë për të sjellë Memphis Depay në një marrëveshje shkëmbimi në janar, thonë mediat e huaja, shkruan ORAinfo.

Kontrata ekzistuese e brazilianit me Reds skadon vitin e ardhshëm dhe klubi po mendon ta shesë atë në janar para se të largohet falas./ORAinfo/

Komento: