Ky është destinacioni i ardhshëm i Ronaldos

12:59 | 05 Dhjetor 2022

Zbulohet destinacioni i ardhshëm i Ronaldos.

Cristiano Ronaldo do ta vazhdojë karrierën jashtë Evropës.

Siç raporton “Marca”, nga 1 janari, Ronaldo do të jetë pjesë e klubit Al-Nassr, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo e shkëputi kontratën me Manchester Unitedin, pasi paraprakisht kishte ftohur tërësisht raportet.

Kontrata u shkëput me marrëveshje të dyanshme, teksa 37-vjeçari vazhdon të jetë lojtar i lirë.

Gjithçka sa i përket të ardhmes së tij do të zyrtarizohet pas përfundimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Komento: