Serbët fillojnë vendosjen e barrikadave në Zveçan dhe Leposaviq

15:24 | 10 Dhjetor 2022

Serbët nisin vendosjen e barrikadave në Zveçan dhe Leposaviq.

Arrestimi i ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq, ka bërë që qytetarë serbë të nisin të grumbullohen në pjesën veriore.

Burime të KlanKosova.tv kanë treguar se serbët kanë nisur të vendosin barrikada në Rudar afër Zveçanit dhe në Leposaviq.

Qëllimi i tyre thuhet të jetë që të mos mundësohet “dërgimi në Prishtinë i ish-policit”.

Derisa aktualisht në Mitrovicë të Veriut janë duke u dëgjuar alarmet e lëshuara prej disa minutash.

Komento: