Fillon takimi i Vjosa Osmanit me partitë politike, merr pjesë edhe Albin Kurti

15:25 | 10 Dhjetor 2022

Nis takimi i Osmanit me partitë politike, merr pjesë edhe Kurti.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nisur takimin konsultativ me partitë politike lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.

Në këtë takim po merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, që njëherit është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pjesë e këtij takimi janë Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera.

Komento: